
Duart tuaja janë të papastra pas kontaktit me persona të tjerë

Lagni duart me ujë

Vendosni sapun dhe mbuloni të gjitha sipërfaqet e duarve

Fërkoni mirë pëllëmbat e duarve

Lani sipërfaqen mes gishtave

Lani anën e prapme të pëllëmbës

Shpërlani sapunin

Pastroni duart me pecetë të thatë ose letër për pastrimin e duarve
Me larjen e rregullt të duarve, në mënyrë drastike e ulim mundësinë për infektim dhe për transmetim të COVID-19!
Lani duart shpesh, veçanërisht pas kontaktit me persona të tjerë ose në rast se teshtini apo kolleni.
Duart lahen vetëm me
sapun dhe ujë, për së paku 20 sekonda.
Në rast se nuk keni qasje në sapun dhe ujë, mund të përdorni mjete alkoolike për dezinfektimin e duarve.
KONTROLLONI SE A I KENI SIMPTOMET
Cilat janë simptomet e koronavirusit?
Simptomet e para të cilat paraqiten te personat e infektuar me virusin korona janë:
Temperaturë e lartë dhe ethe

Kollë e rëndë

Vështirësi në frymëmarrje
Ndjeni simptome?
Lajmërohuni menjëherë te mjeku juaj amë ose në qendrën më të afërt për shëndet publik.
0800 002 03
Call qendër nacionale për informim