fbpx

Çka është COVID- 19?

COVID - 19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS - CoV-2, virus nga familja koronavirus, fillimisht zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mudnshëm, përmes prekjes dhe pikave të imëta (teshtimës, kollës dhe të ngjashme).

Sëmundja me virusin korona nga viti 2019

Sëmundja me virusin korona nga viti 2019 (Coronavirus disease -COVID-19), është sëmundje e re shkaktuar nga virus i ri korona, i ashtuquajtur SARS-nCoV-2, për herë të parë është zbuluar në Kinë, në dhjetor të vitit 2019.

Shumica e personave të infektuar me COVID-19 do të ndjejnë sëmundje respiratore të lehtë deri në të mesme pa asnjë lloj trajtimi të veçantë.
Personat më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike, siç janë problemet me zemrën, diabet, sëmundje kronike të mushkërive dhe tumore mund të hasin në fotografi klinike më të theksuar dhe më kritike.

Mënyra më e mirë të parandalohet, gjegjësisht të ulet transmetimi i virusit nga personi në person është përderisa informoheni në mënyrë të drejtë për mënyrat se si të mbroheni. Mbrohuni nga infektimi duke larë duart shpesh me sapun dhe ujë, më gjatë se 20 sekonda, dezinfektim i duarve kur nuk keni qasje në ujë dhe sapun, me mjete alkoolike për dezinfektim dhe mundohuni që të mos e prekni fytyrën me duar. Mbajtja e vetizolimit të rregullt është gjithashtu mënyrë e mirë për tu mbrojtur transmetimi i virusit, si dhe mbajtja e distancës sociale me personat e tjerë rreth jush.

COVID-19 fillimisht shpërndahet përmes pikave të pështymës ose sekretit nga hunda e personit të infektuar, kur ai të teshtin apo të kollitet. Prandaj është shumë me rëndësi ti zbatojmë rregullat e thjeshta dhe sjelljes së duhur, si për shembull të kollitemi apo teshtitemi në pecetë ose ta mbulojmë hundën dhe gojën me bërryl të kthyer.

Në këtë moment, nuk ekziston vaksinë specifike apo mënyrë për mjekim nga kjo sëmundje. Por, për momentin, në shumë laboratore dhe spitale po kryhen testime dhe studime klinike për ilaç eventual apo vaksinë.

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

KONTROLLONI SE A I KENI SIMPTOMET

Cilat janë simptomet e koronavirusit?

Simptomet e para të cilat paraqiten te personat e infektuar me virusin korona janë:
blank

Temperaturë e lartë dhe ethe

blank

Kollë e rëndë

blank

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjeni simptome?

Lajmërohuni menjëherë te mjeku juaj amë ose në qendrën më të afërt për shëndet publik.

0800 002 03

Call qendër nacionale për informim

IPSH Shkup

QSHP Veles

NR Gostivar

SHSH Shkup

QSHP Koçan

NR Gjevgjeli

QSHP Shkup

QSHP Kumanovë

QSHP Manastir

QSHP Ohër

QSHP Tetovë

QSHP Prilep

QSHP Shtip

QSHP Strumicë