Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rezik të lartë dhe të mesëm në mënyrë të obliguar duhet të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre dhe t’u paraqiten organeve kompetente nëse ndjejnë simptoma.
Pasojnë sanksione për të gjithë ata që do ta shkelin masën e obliguar të vetizolimit!
Si qëndrohet në mënyrë të duhur në vetizolim?
Për të gjithë udhëtarët (të rritur dhe fëmijë) të cilët vijnë nga vendet e rrezikshme me COVID-19, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë MSH-së dhe Qeverisë, së Republikës së Maqedonisë së Veriut, rekomandohet izolim shtëpiak për 14 ditë nga dita e hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për kontaktet me rastet e konfirmuara me COVID-19, ISHSHS lëshon vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak.
Izolimi shtëpiak nënkupton qëndrim 24 orësh në kushte shtëpiake gjatë 14 ditëve.

Qëndroni në shtëpi
Qëndroni në shtëpi, përveç në raste urgjente. Nëse keni mundësi, punoni prej në shtëpi.

Shmangni kontaktet e afërta
Ndahuni nga të tjerët në hapësira të ndryshme. Rregullisht kontrolloni hapësirat.

Përdorni sanitari të posaçme
Nëse keni në dispozicion, përdorni toalet/banjo të posaçme. Në të kundërtën rregullisht dezinfektoni atë që të gjithë e përdorni.

Përdorni takëme të posaçme për të ngrënë
Shmangni përdorim të përbashkët të pajisjeve për amvisëri siç janë peshqiri për duar, shtrati, gotat, takëmi për ushqim.

Shmangeni kontaktin me furnizuesit
Nëse porosisni ushqime/prodhime, le t’i merr një person tjetër i familjes, shmangeni kontaktin me furnizuesin.

Mbani distancë
Qëndroni në distancë të sigurt me të tjetërt më shumë se 2 metra.

Dezinfektoni më shpesh
Pastroni hapësirat në shtëpi të cilat i përdorni më shpesh.

Ndiqni rekomandimet
Ndiqni rekomandimet për parandalim nga institucionet shëndetësore.
KONTROLLONI SE A I KENI SIMPTOMET
Cilat janë simptomet e koronavirusit?
Simptomet e para të cilat paraqiten te personat e infektuar me virusin korona janë:
Temperaturë e lartë dhe ethe

Kollë e rëndë

Vështirësi në frymëmarrje
Ndjeni simptome?
Lajmërohuni menjëherë te mjeku juaj amë ose në qendrën më të afërt për shëndet publik.
0800 002 03
Call qendër nacionale për informim