Mbrojtje nga virusi korona

COVID - 19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS - CoV-2, virus nga familja koronavirus, fillimisht i zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar për sëmundje respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mundshëm, përmes prekjes dhe pikave të imëta (të teshtimës, kollitjes dhe të ngjashme).

Si të mbroheni nga COVID – 19?

Lexoni mirë udhëzimet për mbrojtje dhe parandalim nga COVID – 19, me qëllim që të mbeteni të shëndoshë dhe ti mbroni më të afërmit tuaj.

Larja e shpeshtë e duarve

Lani duart shpesh,
Duke përdorur sapun dhe ujë, më gjatë se 1 minutë, duke u kujdesur që të përfshini të gjitha pjesët e pëllëmbës së dorës dhe gishtërinjve.

Shmangni kontakt të afërt

Shmangni kontakt të afërt, rrini në distancë më të largët se 2 metra me persona të sëmurë apo persona të cilët janë kthyer nga ndonjë vend me rrezik të lartë ose të mesëm.

Dezinfektimi shpesh

Përdorni mjete për dezinfektim apo peceta alkoolike.

Kollitni ose teshtini në pecetë

Gjatë kollitjes apo teshtimës mbuloni hundën dhe gojën me pecetë për një përdorim dhe menjëherë më pas hudheni në vend të sigurt. Në rast se nuk keni pecetë, mbuloni gojën dhe hundën me dorë të kthyer nga ana e brendshme e bërrylit.

Mos dilni nëse nuk keni ndonjë nevojë urgjente

Rrini në shtëpi dhe mos dilni, përveç nese e keni patjetër. Ndalohen grupimet prej më shumë se 5 persona dhe ndalohet lëvizja mes orës 21:00 dhe orës 05:00.

Karantinë shtetërore e obligueshme për të gjithë udhëtarët

Të gjithë qytetarët që kthehen në shtet duhet që në mënyrë të obligueshme të qëndrojnë në karantinë shtetërore për 14 ditë.

Vet-izolim i obligueshëm prej 14 ditësh

Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të sëmurë ose persona të ekspozuar në COVID -19, e kanë për obligim të paraqiten dhe të qëndrojnë në vet-izolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre.

Ndiqni rekomandimet

Ndiqni rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe rregullisht informohuni nga institucionet komptetente për lajmet dhe udhëzimet më të reja.

KONTROLLONI SE A KENI SIMPTOME

Cilat janë simptomet e virusit korona?

Simptomet e para të cilat paraqiten te personat e infektuar me virusin korona janë:

Temperaturë e lartë dhe ethe

Kollitje e rëndë

Vështirësi në frymëmarrje

r

Në rast se i ndjeni simptomet, MOS shkoni menjëherë në
mjek! Telefononi menjëherë mjekun tuaj amë apo në numrat e dhënë të telefonit.

A ekziston ilaç/vaksinë?

Rekomandime për punonjësit shëndetësor

Mëso më shumë

COVID-19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2 virusi

Mëso më shumë COVID-19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2 virusi.

Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mundshëm, përmes prekjes dhe pikave të imëta (të teshtimës, kollitjes dhe të ngjashme).

Përvojat e para tregojnë se personat më të moshuar dhe personat me sëmundje kronike janë më shumë të rrezikuar prej komplikimeve dhe formave të rënda të sëmundjes. Periudha e inkubacionit të virusit është më së shumti 14 ditë, periudhë në të cilën personat e infektuar nuk shfaqin simptome, por mund ta transmetojnë virusin te persona të tjerë.

Ndjeni simptome?

Telefononi menjëherë mjekun tuaj amë ose në qendrën më të afërt për shëndet publik.

0800 002 03

Call qendër nacionale për informim

ISHP Shkup

QSHP Veles

NJR Gostivar

SHSH Shkup

QSHP Koçan

NJR Gjevgjeli

QSHP Shkup

QSHP Kumanovë

QSHP Manastir

QSHP Ohër

QSHP Tetovë

QSHP Prilep

QSHP Shtip

QSHP Strumicë